Britney Spears sërish në gjykatë, detaji që mund të ndryshojë vendimin mbi kujdestarinë

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Çështja e Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë nga babai i saj do të kthehet në gjykatë ditën e sotme.

Në një dëshmi të rrallë muajin e kaluar, këngëtarja tha se kujdestaria kishte qenë “abuzive” dhe për herë të parë bëri thirrje publike për përfundimin e marrëveshjes ligjore.

Kjo u pasua me disa zhvillime pasi avokati i Britneyt i caktuar nga gjykata, kërkoi të japë dorëheqjen dhe firma e administrimit të pasurisë, Bessemer Trust, u tërheq nga mbikëqyrja e pasurisë. Sikur kjo të mos mjaftonte menaxheri i saj prej disa vitesh u tërhoq.

Mbetet ende mister fakti nëse Britney do të punësojë një avokat të ri pasi pretendoi se ishte tradhtuar nga i vjetri.

New York Times raporton se Spears ka qenë në kontakt me Mathew Rosengart, një avokat i Hollivudit dhe ish-prokuror federal i cili pritet të marrë pjesë në seancën dëgjimore këtë javë.

Ekspertët thonë se nëse Britney arrin të punësojë një avokat, çështja mund të ndryshojë në favor të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme