Britney Spears shpjegon formulën e paqes shpirtërore

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Britney Spears ka përshkruar konservatoritetin i cili ia ka kontrolluar aspektet e ndryshme të jetës së saj që nga viti 2008, si një marrëveshje “vullnetare”.

Qëndrimi i yllit muzikor erdhi në një proces gjyqësor në të cilin ajo nominoi një kompani besimi për t’u kujdesur për të hyrat e saj.

Konsvervatoriteti do të thotë se një kujdestar i caktuar nga gjykata i shqyrton vendimet personale e financiare të këngëtares, gjithashtu edhe kujdesin e saj mjekësor.

38-vjeçarja së fundmi është duke kërkuar disa ndryshime në marrëveshje.
Shumë fansa kanë spekuluar se ajo po mbahet kundër vullnetit të saj ose është kidnapuar, që ka çuar te një lëvizje bazë, e njohur si #FreeBritney.

Sidoqoftë, dokumentet e dorëzuara të hënën në Gjykatën Supreme të Los Angeles-it treguan se Spears do që rregulli të hyjë në fuqi.

“Ky është një konservatoritet vullnetar. Konservatori shpreh dëshirën ta ushtrojë të drejtën për të nominuar një konservator të gjendjes civile”, ka shkruar avokati i saj, Samuel Ingham III, në një dokument të siguruar nga BBC-ja.

Marrëveshja ka hyrë në fuqi që nga dobësimet e saj publike jo të famshme më shumë se një dekadë më herët. Shumicën e kohës, babai i saj, Jamie Spears, ka pasur detyrë të jetë konservator ligjor, duke parë shëndetin e saj mendor dhe aspektet e tjera të jetës e karrierës së saj.

Ai hoqi dorë vitin e kaluar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore, dhe ishte zëvendësuar përkohësisht nga Jodi Montgomery, një konservator profesional i licencuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme