Brooklyn Beckham bëhet imazh i markës “Superdry”, arrin marrëveshje prej një milion funta

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ai ka një sërë projektesh në fushën e modës, dhe tani karriera e Brooklyn Beckham është rritur në një nivel tjetër, duke u bërë imazh i “Superdry”, pasi nënshkroi një marrëveshje prej 1 milion funta me kompaninë e njohur britanike të modës.

Djali i madh i David dhe Victoria, 22 vjeç, është fotografuar gjysmë i zhveshur për fushatën më të fundit të markës së veshjeve sportive.

“Kjo është një mundësi e madhe për Brooklyn dhe do ta bëjë atë si një emër të vërtetë në botën e modës për meshkuj”, tha një burim për The Sun.

“Është një mundësi e mrekullueshme për të që të arrijë dhe të jetë në fokus. Ai është me të vërtetë i etur për qëndrueshmërinë, kështu që është i emocionuar të punojë në të”, vazhdoi tutje ky burim.

Brooklyn dhe e fejuara e tij Nicola Peltz tashmë kanë bërë emra në botën e modës, duke ndjekur hapat e Posh dhe David, shkruan DailyMail.

Të ngjashme