Buraku dhe Donjeta sjellin versionin akustik të këngës “Harrom”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Që të dy janë këngëtarë kryesisht të zhanrit popullor, e që po sjellin gjithmonë risi në tregun muzikor.

Burak Vehapi dhe Donjeta Morina janë dyshja të cilët kohëve të fundit janë mjaft të ndjekur nga një masë e dëgjuesve.

Kështu, që të dy kanë vendosur të bashkojnë forcat dhe të sjellin versionin akustik të këngës “Harrom”.

Një version i tillë është mundësuar nga producenti Bini Diez, ndërsa tekstin e ka shkruar Ghulo.

Në klip, dyshja janë shfaqur mjaft me stil, ku për vizualitetin e tij është përkujdesur kompania Imagine Films.

Ani pse kjo është hera e parë që ata janë duke bashkëpunuar, fansat e artistëve e kanë pritur mjaft mirë një gjë të tillë.

Të ngjashme