Buraku & Grupi Fama sjellin këngën e re

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Burak Vehapi, së bashku me grupin e tij, Fama, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“S’ka dasëm” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, kurse për orkestrimin janë përkujdesur Valdrini dhe Doan.

Ndërkohë, videon atraktive ia ka besuar produksionit “MProduction”.

Projekti i Burakut është sjellë pikërisht në momentin kur në vend janë ndaluar dasmat për shkak të coronavirusit.

Kënga tashmë gjendet e publikuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Të ngjashme