Buta flet për bashkëpunimin me Era Istrefin

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Është një prej emrave më të veçantë të rep skenës shqiptare. Debutimi i tij ishte goxha i fuqishëm dhe ndër vite solli disa këngë të cilat u shndërruan në hite të padiskutueshme.

Por kjo kohë pandemie bllokoi të gjithë artistët, duke ua pamundësuar koncertet e udhëtimet, e që janë të shumta gjatë sezonit të verore.

Sa do e vështirë që ishte edhe për Butën, ai thotë se kësaj kohe ia ka parë hajrin, pasi u mbyll në studio e punoi rreth projekteve të reja muzikore.

Së fundmi, rrjetet sociale janë bërë dora e parë e informacionit kur bëhet fjalë për bashkëpunimet mes artistëve.

E një postim është parë edhe në Instagramin e Butës ku shihet në studio bashkë me këngëtaren Era Istrefi, duke i bërë të gjithë të aludojnë për një këngë të përbashkët.

Pos projekteve, Buta ka një kohë që ka punuar për studion e tij profesionale. “UpTown” është vendi nga ku do të dalin këngët e reja të reperit , raporton emisioni Sonte në T7.

Dihet tashmë që të gjitha koncertet e artistëve u anuluan shkaku i pandemisë, por sa ndikoi kjo situatë në xhepin e Butës?

Punë dhe vetëm punë është motoja që po e shoqëron Butën që një kohë të gjatë. Shumë projekte interesante e bashkëpunime pritet të vijnë nga ai në vazhdim.

Të ngjashme