Buta sjell këngën e re “Posht/Nalt”

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Buta ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Posht/Nalt” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Producimi është realizuar nga Edi dhe Limi, gjersa për projektin është përkujdesur Ari.

Videoja përmban skena të nxehta, gjersa edhe teksti duket se është i tillë i realizuar nga vet Buta.

Këtë të plotë tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të Butës në platformën YouTube.

Reperi nga Ferizaj vazhdon të jetë i komentuar për paraqitjet dhe interpretimin, ndërsa që nga fillimi i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor.

Ai momentalisht po vepron si ‘solo’ artist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme