Butrint Imeri bëhet nostalgjik, publikon fotografi nga fëmijëria

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Butrint Imeri sot ka arritur të jetë ndër emrat më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.

Edhe ky vit nuk ishte më ndryshe, me disa projekte të cilat u dëgjuan dhe u kthyen në hite të padiskutueshme.

Por, këngëtari këtë herë është treguar nostalgjik duke postuar disa fotografi nga fëmijëria.

Me imazhe të ndryshme, Butrinti ka shkruar: “Unë Coca Cola e ti Pepsi (pjesë e shkëputur nga kënga e tij e fundit “Dale”), kuku zemra jem (projekti i ardhshëm) dhe djalosh Imeri”.

Në fotografitë e publikuara, shihet se Butrinti ka ndryshuar me kalimin e viteve, si në stilin e flokëve po ashtu të veshjes.

Ndryshe, pas suksesit të bashkëpunimit me Kidën dhe Ledri Vulën, Butrinti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e re që mban titullin “Kuku”. /Telegrafi/

Të ngjashme