Butrint Imeri sjell këngën e re “Kush”

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Butrint Imeri ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

Këngëtari shqiptar duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e këngëve të reja.

“Kush”, titullohet kënga më e re e artistit, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Theksojmë se regjisori i videos së këngës është Shaban Shabani, i cili ka sjell një film të metrazhit të shkurtër

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtari gjersa producent dhe instrumentalin e ka bërë RZON.

Ndryshe, Imeri ka premtuar edhe këngë të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme