Butrint Imeri sjell një këngë në versionin akustik, mahnit me klipin në natyrë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ai është ndër artistët më të njohur në estradën shqiptare, teksa përçon edhe energji pozitive.

Fjala është Butrint Imerin, i cili në rrjete sociale ndan informacione të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit, ai ka sjell një surprizë për 882 mijë fansat e tij, të cilët u mahnitën nga krijimtaria e tij.

Ndryshe nga herëve të tjera, Butrinti ka realizuar një këngë në versionin akustik, me një klip në natyrë.

Artisti nuk bëri të ditur titullin e këngës, përpos që shkruajti komplet tekstin në përshkrimin e videos.

“Phantom” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që deri më tani ka grumbulluar 16 milionë klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme