Butrint Imeri tregon fizikun e formësuar nga palestra

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Ai është njëri nga artistët më të pëlqyer në estradë dhe tanimë numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

Fjala është për këngëtarin Butrint Imeri, i cili për pak vite ka arritur një karrierë të bujshme profesionale.

Krahas muzikës, krijuesi i hitit “Xhanem” një kujdes të madh i kushton edhe fizikut të tij.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Së fundmi, Imeri ka publikuar një fotografi nga palestra me anë të të cilës ka vënë në pah trupin e formësuar.

Imazhi është ndarë në InstaStory dhe vetëm në këtë rrjet social mban 884 mijë ndjekës.

Sa i përket projekteve muzikore, “Phantom” mbetet e fundit që për disa muaj ka marrë mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Lidhur me klipin, ai u përfol për një lidhje dashurie me modelen Arta Nitaj që njëherësh ishte protagoniste e këtij projekti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme