Buzëkuqi “dekonspiron” Lady Gagan dhe Bradley Cooperin

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Pasi performancës në Oskar, Lady Gaga u përfol se ka nisur një lidhje dashurie me Bradley Cooper. Këngëtarja performoi me kolegun e saj këngën “Shallow” ku shkëmbyen një shikim që nxiti spekulimet se janë të dashuruar.

Ylli i popit i hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë miq të mirë, por një fotografi e tyre po thyen rrjetin. Një fans ka publikuar fotografinë e aktorëve nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley.

Nuk dihet nëse fotografia është realizuar pas xhirimeve apo ata kanë rënë vërtetë në dashuri. Ndërkohë Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Të ngjashme