Cage edhe pak vjet në aktrim para se të bëhet regjisor

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 14:17 | Nga

Nicolas Cage ka thënë se do të vazhdojë aktrimin për tre katër vjet të tjera pasi dëshiron të fillojë punën prapa kamerave.

“Në realizim dhe regji, po, do u kthehem”, ka thënë fituesi i çmimit Oscar. “Kompania ime, Saturn Films, është përfshirë në gjithë filmat që po i realizoj tani”.

“Regjia është diçka që do ta bëj në fund të kësaj rruge sepse tani jam performues filmash”, ka thënë Cage që fitoi çmimin Oscar në vitin 1996 për rolin e tij në filmin “Leaving Las Vegas”.

“Do të vazhdoj aktrimin për tre apo katër vjet pastaj do të përqendrohem në regji”, ka thënë veç të tjerash ylli i filmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme