Cameron Diaz bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Cameron bëhet nënë në moshën 47 vjeçare.Cameron Diaz bëhët nënë për herë të parë në moshën 47 vjeçare.

Në jetë ka ardhur vogëlushja që aktorja së bashku me partnerin e saj Benji Madden e kanë pagëzuarme emrin Raddix. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se tani familja është e kompletuar.

“Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t’ju themi që është shumë e lezetshme.”- shkruan Cameron.

Të ngjashme