Cameron Diaz në moshën 47-vjeçare po bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Cameron Diaz së shpejti do të bëhet nënë. Sipas mediave të huaja, 47-vjeçare dhe bashkëshorti i saj shtatë vjet më i ri, Benji Maden, kohët e fundit kanë mësuar se do të bëhen prindër.

Aktorja dhe muzikanti 40-vjeçar do të bëhen prindër për herë të parë, por çifti nuk e ka bërë publike ende lajmin e mirë.

“Cameron u tha miqve të saj gjatë një darke intime në shtëpinë e saj se do të dëshironte t’i mbante detajet për vete, por që ajo dhe Benji së shpejti do të bëhen prindër”, tha një burim i afërt me çiftin.

Artistja, e cila ka pretenduar për shumë vite se nuk mendon për pasardhësit dhe se nuk do të pendohet nëse nuk bëhet kurrë nënë, ndërroi mendje disa vjet më parë.

Që kur u martua me udhëheqësin e grupit Good Charlotte, një nga binjakët, në vitin 2015, bukuroshja ka ndryshuar mendje dhe deklaroi se do të dëshironte të kishte një fëmijë, por kishte frikë se mos ishte vonë.

Duket se tani nuk është vonë për këtë aktore të bukur, e cila siç raportojnë mediat e huaja, mezi pret të jetë në rolin e nënës së ardhshme.

Aktorja është parë së fundmi në një restorant me burrin e saj, dhe sipas të ftuarve të restorantit, Cameron dukej më e plotësuar, por dukej e lumtur dhe e përmbajtur. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme