Camila Barraza shpallet “Miss Kosova 2016” (Foto)

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 09:14 | Nga

Modelja nga Argjentina Camila Barraza është shpallur fituesja e “Miss Kosova 2016”.

Ajo arriti të lë prapa 14 vajza e tjera shqiptare, duke triumfuar si e vetmja modele e huaj në “Miss Kosova”.

Përcjellsja e parë e Miss-it e cila gjithashtu shkon në “Miss Universe 2016” u shpall bukuroshja Medina Hajra, e ndërsa Miss Earth është zgjedhur modelja Andina Pura, me përcjellëse Bleranda Çitaku.

 

Një spektakël plot surpriza i dhënë drejt për së drejti, nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe me organizatore Agnesa Vuthaj, u përmbyll kështu edhe edicioni i sivjetëm i “Miss Kosova 2016”.

Mbetet të shihet se si do të na përfaqësojë Camila Barraza në dy spektaklet e njohura “Miss World 2016” dhe “Miss Universe”, i cili do të mbahet në Filipine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme