Camilla Cabello anulon koncertin, reagojnë fansat

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:10 | Nga

Camila Cabello javë më parë lajmëroi se do t’i bashkohej Taylor Swift për skenën e hapjes së koncerteve të saj në turneun botëror.

Mbrëmjen e kaluar Taylor u shfaq e vetme në skenë duke thënë se Camila është shtruar në spital pas dehidratimit si pasojë e një viroze. Ajo me anë të një postimi u shpreh se ishte zemërthyer që nuk mund të ishte e pranishme në koncertin në Seattle por do të bëjë të pamundurën që fansat e këtij qyteti të kenë një perfomancë nga ajo.

Teksa kanë mësuar lajmin e trishtë 53 mijë të pranishëm në stadium së bashku me Taylor Swift kanë kënduar të gjithë një zëri për Camila-n duke i uruar asaj një shërim të shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme