Canalis: Një futbollist s’e heq dot nga mendja

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 23:59 | Nga

Elisabetta Canalis është padyshim nga femrat e modës më të përfolura për lidhjet me futbollin.

39-vjeçarja nga Sardenja u bë mjaft e njohur për lidhjen e saj me ish-sulmuesin Bobo Vieri, prej të cilit ajo është etiketuar edhe si tifoze e Interit.

Lidhja e tyre u komentua shumë, po aq sa dhe ndarja që erdhi shumë kohë më parë. Gjithsesi kjo lidhje ka lënë mbresë për modelen.

“Ka vetëm një nga ish-të dashurit e mi që më mbetet në kujtesë dhe ai është Bobo. Ishim shumë të rinj dhe kemi kaluar shumë kohë bashkë. Por kur një histori mbaron, nuk mund të mbash më raporte”, u shpreh Cannalis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme