Capital në pushime përtej oqeanit, ndërsa vë në pah trupin muskuloz në imazhet e fundit

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka vendosur që këto ditë të shijojë pak pushime.

Ai është larguar përtej oqeanit, duke mos zbuluar lokacioni ne saktë ku ndodhet, por që nga pamjet fansat kanë aluduar se ai ndodhet në Ishujt Maldive.

Përgjatë gjithë këtyre ditëve, reperi nga Prishtina ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale imazhe të ndryshme, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Në disa prej fotografive, ai nuk heziton që të vërë në pah trupin e tij muskuloz, i cili është rezultat i përkushtimit të tij në palestër.

Ky pushim i reperit vjen pas një angazhimi të madh të tij në prurjen e projekteve të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku i tij.

Vitin e kaluar, ai solli në treg albumin e tij “Skulpturë”, i cili arriti një pëlqyeshmëri të madhe në mbarë trevat shqiptare.

Pavarësisht çlodhjes, Capital T u ka premtuar fansave se do të jetë mjaft aktiv me muzikë edhe këtë vit, duke publikuar këngë të reja, që do të vijnë së shpejti.

Mirëpo para se gjithash, muajt e parë të vitit, ai i ka rezervuar vetëm për veten e tij në pushime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme