Capital T dhe Ledri Vula së shpejti vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Capital T dhe Ledri Vula, shquhen si dy prej artistëve më të pëlqyer dhe më të kërkuar në skenën tonë muzikore.

Secili prej tyre e posedon një bazë të madhe të adhuruesve, prandaj lajmi për bashkëpunimin e dyshes, i ka entuziazmuar tej mase fansat.

Megjithëse Capital T dhe Ledri Vula gjithmonë kanë pasur raporte të mira shoqërore, ata asnjëherë nuk kanë sjellë ndonjë këngë të përbashkët, dhe projekti i radhës do ta shënojë bashkëpunimin e tyre të parë.

Nuk janë zbuluar shumë detaje rreth këngës, por besohet se ajo do të vjen e realizuar dhe me videoklip, dhe sipas mediave në Shqipëri, besohet se xhirimet e tij tashmë kanë filluar.

Një gjë është e sigurt, ky projekt që i bënë bashkë dyshen, Capital T dhe Ledri Vula, pa diskutim do të jetë hit i verës 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme