Capital T do ta publikojë këngën “Je T’aime” në ditën e të dashuruarve

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Capital T ka paralajmëruar këngën e re, të cilët do ta publikojë ditën e premte të shoqëruar me videoklip.

Është një këngë dashurie, e titulluar “Je T’aime” dhe do të publikohet pikërisht me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.

Një fragment të videoklipit, Trim Ademi e ka shpërndarë për ndjekësit e shumtë të tij në Instagram.

“A do t’i thuash dikujt ‘Je T’aime’? Me 14.02.20 ne ora 14:02 e ke mundësinë”, ka shkruar reperi në përshkrimin e videos.

“600PS” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Capital T që u lansua më 15 janar dhe pa kaluar një muaj nga publikimi, videoklipi është shikuar afro katër milionë herë në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme