Capital T ndan me fansat një pjesë nga kënga e tij e re

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti Trim Ademi apo i njohur ndryshe si Capital T, gjithmonë ka qëndruar në mënyrë të vazhdueshme aktiv në skenën muzikore.

Që nga paraqitja e tij e parë, Trimi nuk ka munguar asnjëherë për fansat e tij, duke sjellë kështu projekte nga më të ndryshmet.

Së fundmi përmes rrjetit social Instagram, ai ka ndarë një video me ndjekësit e tij, ku në sfond dëgjohet kënga e tij e re.

“Ajo është Flawless. Javën e ardhshme”, ka shkruar 28-vjeçari në përshkrimin e videos.

Kënga duket të jetë mjaft ritmike, pasi Capital T shihet se është duke e shijuar teksa kërcen nën tingujt e saj.

Ndryshe, projekti i tij i fundit mbetet “Flex”, i cili mori miliona klikime dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

C

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme