Capital T nesër publikon këngën e re “Akull”

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Reperi Capital T tash e sa kohë ka nisur përgatitjet për këngën e re të titulluar, “Akull”.

Edhe pse ky projekt tashmë u lansua ilegalisht në internet, i plotë pritet të publikohet nesër bashkë me videoklip.

Këtë e bëri të ditur vet reperi, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë, është e qartë është se kjo këngë ka rezultuar në një hit të menjëhershëm.

Në ndërkohë, xhirimet e videoklipit janë realizuar në Gjermani dhe me këtë rast Kapo mungoi disa ditë në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.

“Hala” përndryshe mbetet kënga e fundit e Capital T në bashkëpunim me Majk, ku në YouTube ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve për vetëm dy javë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme