Capital T prezanton një pjesë të shkurtër të këngës së re “Diego”

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ai është duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe duket se do ta prezantojë së shpejti para fansave.

Fjala është për reperin e popullarizuar shqiptar, Capital T, i cili së shpejti vjen me këngën e re të quajtur “Diego”.

Projekti duket t’i jetë dedikuar legjendës së futbollit, Diego Maradonës, që ndërroi jetë gjatë vitit që lamë pas.

Krijuesi i hitit “Fjalët e nënës” së fundmi ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës të realizuar gjatë pushimeve në ishujt Maldive.

“Diego së shpejti”, ka qenë përshkrimi i videos.

https://www.instagram.com/truekapo/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme