Capital T publikon një foto përkrah Milot Rashicës

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T i njohur si Trim Ademi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai vetëm në Instagram numëron 1.1 milion ndjekës, teksa nuk heziton të sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

I njëjti një raport të mirë e ruan edhe me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës dhe kjo vërtetohet më së miri me fotografinë që ka ndarë së fundmi.

“Me vëllain tim”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, teksa shfaqet përkrah yllit të futbollit, Milot Rashicës.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet që ka pranuar nga miqtë e po ashtu edhe nga fansat e tij.

Në anën tjetër, Kapo është duke punuar në albumin e ri “Skulpturë” që tashmë ka filluar me lansimin e projekteve të reja.

“Je T’Aime” është projekti i fundit i tij, të cilin e solli në Ditën e të Dashuruarve dhe numëron 2.6 milionë klikime. 

View this post on Instagram

With my broski 💪🏻💪🏻💪🏻

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme