Capital T shpërndan dhurata për festat e fundvitit në Prizren

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Capital T po e përmbyll një vit të jashtëzakonshëm me projekte dhe koncerte të ndryshme.

Këngëtari ka sjell disa këngë të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik duke u shndërruar në hite të mëdha.

Por, reperi gjithashtu ka qenë mjaft aktiv në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe kjo nuk ka munguar edhe gjatë festave të fundvitit.

Në fakt, ai ka shpërndarë disa dhurata modeste për fëmijët me aftësi të kufizuara në Prizren.

“Kështu e përmbyllim vitin me buzëqeshje e lumturi në qendrën për edukim të hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Prizren, të cilët i befasuam me dhurata simbolike për këto festa. Shfrytëzoj rastin me i uruar stafin e Caritas Kosova për një vullnet edhe punë të mrekullueshme. Urime festat e Fundvitit”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se Truekapo gjithashtu e kemi parë në disa aktivitete të tilla, në krah të humanistit, Halil Kastrati.

Ndryshe, këngëtari që në realitet njihet me emrin Trim Ademi, do të sjell disa këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme