Capital T stërvitet me Ilir Latifin në artet marciale

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Capital T, është shumë i pëlqyer nga fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare për muzikën e tij.

Ai njihet edhe për miqësinë që ka me fytyra të shumta publike.

Një ndër ta është edhe sportisti i njohur Ilir Latifi, i cili ka bërë krenarë shqiptarët me sukseset e tij në artet e përziera marciale (UFC).

Kapo madje shfrytëzon rastin që të bëjë edhe stërvitje me mikun e tij më të mirë.

Së fundmi, reperi i njohur publikoi në Instagram disa fotografi, ku shfaqet duke ushtruar së bashku me Ilirin, ndërsa duket mjaft i vendosur në atë që bën.

“Vëllai im i jetës, mezi pres që të kthehemi dhe të bëjmë edhe më shumë”, shkruan ai në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar për të dy personazhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme