Capital T vjen me albumin e katërt në vitin 2020

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Trim Ademi i njohur me emrin artistik, Capital T, shënoi një vit mjaft të suksesshëm.

Por, duket se i njëjti mezi po pret për vitin e ardhshëm, pasi njoftoi se është duke punuar në një projekt të ri, e që këtë herë nuk është fjala për këngë.

Ai është në përgatitje të albumit të katërt dhe kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.


“Shumë ndryshe”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos së ndarë me ndjekësit dhe jo vetëm.

Reperi ka sjell edhe disa fotografi ku shihet duke punuar në studion muzikore dhe pamja vërtet se është inspiruese, transmeton telegrafi.,Duke mos zbuluar asgjë më shumë për publikun, edhe ky projekt i tij padyshim se do të mirëpritet nga fansat e shumtë të 28-vjeçarit, marrë parasysh admiruesit e muzikës që ka gjithandej trojeve shqiptare.

Nga ana tjetër, kënga e fundit “Akull” është rikthyer sërish në platformën YouTube dhe tashmë ka kaluar shifrën e 1.6 milion klikimeve, duke u shndërruar menjëherë në hit.

Përkundër viteve, Kapo vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer e më të kërkuar në estradën shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme