Cardi B bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Cardi B është zyrtarisht nënë e dy fëmijëve.

Më 4 shtator, reperja e njohur dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku që është një djalë – ka njoftuar Cardi B në një postim në Instagram, shkruan People.

28-vjeçarja ka ndarë lajmin e lumtur përkrah një fotografie të saj, ku shihet teksa mban foshnjën e porsalindur në krah, dhe pranë tyre qëndron edhe Offset.

“04.09.2021”, ka shkruar Cardi në mbishkrimin e portretit të ëmbël familjar.

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai tashmë është i rrethuar me dashuri nga familja dhe miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë”, thanë çifti në një deklaratë për People.

Cardi B dhe Offset janë tashmë prindër të një vajze trevjeçare, Kulture. Reperi është gjithashtu baba edhe i tre fëmijëve të tjerë nga lidhjet e kaluara.

Ndryshe, reperja njoftoi se do të bëhet përsëri nënë gjatë performancës së saj me Offset dhe Migos në BET Awards gjatë muajit qershor. /Telegrafi

Të ngjashme