Cardi B, “perla” e “Grammy Awards”

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, di sesi të vjedhë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Reperja me famë botërore shkaktoi ‘stuhi’ ndërsa u shfaq si një “perlë” në 61 vjetorin e “Grammy Awards” në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Veshja e Cardi B-së është më e përfolura në ngjarjen më të madhe muzikore.

Ajo mbante margaritarë të mëdhenj rreth qafës dhe flokëve të saj.

Reperja i befasoi të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin Offset.

Ylli i muzikës “i mbylli gojën të gjithëve” duke konfirmuar se është rikthyer me këngëtarin, pas ndarjes së bujshme.

Ajo ishte nominuar për disa çmime në “Grammy Awards”. Por mori në shtëpi vetëm çmimin “Best Rap Album” (Rep Albumi më i Mirë), duke hyrë në histori si reperja e parë që merr këtë çmim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme