Cardi B përleshet me Nicki Minaj-in, shfaqet me shenja në fytyrë

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 11:25 | Nga

Cardi B është larguar nga ahengu i revistës “Harper’s Bazaar” të premten mbrëma pasi e ka gjuajtur me take rivalen e saj, Nicki Minaj.

Krijuesja e hitit “Bodak Yellow” kishte një gungë në ballë dhe nuk kishte të mbathur këpucë në momentin kur sigurimi e shoqëroi jashtë Plaza Hotelit në New York, transmeton Daily Mail.

Dëshmitarët kanë thënë se Cardi B me agresivitet i është afruar tavolinës së Nickit për t’u sqaruar rreth “gënjeshtrave që po shpërndante ajo”.

Sigurimi i Minaj ka arritur të ndal sulmin me take të Cardi B dhe policia menjëherë është lajmëruar për këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme