Cardi B, Selena Gomez, Ozuna dhe DJ Snake vijnë me “Taki Taki”

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 09:26 | Nga

Pas këngës së saj të tretë që okupo vendin e parë në Billboard Hot 100, Cardi B është kthyer me hitin e radhës.

Reperja që ka okupuar top listat i është bashkuar DJ Snake në këngën e tij të prodhuar “Taki Taki” ku janë edhe Selena Gomez dhe Ozuna.

Në këngën mjaft ritmike Ozuna vjen me refrenin atraktiv spanjoll, teksa Selena shfaqet ndryshe në pjesën e saj.

Videoklipi pritet të lansohet së shpejti dhe është xhiruar me regji të Colin Tilley.

Ndërkohë, Cardi vazhdon të pushtojë top listat.

“Bodak Yelloë” dhe “I Like It” kanë zënë vendin e parë këtë javë, ashtu sikurse “Girls Like You” me Maroon 5.

Ajo do të performojë “I Like It” me J Balvin dhe Bad Bunny në American Music Awards më 9 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme