Cardi B sërish do të përballet me akuza

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Cardi B njoftohet se do të kthehet sërish në polici pas një incidenti që ndodhi gjatë muajit gusht në një strip klub në Queens të New York-ut, transmeton Klan Kosova.

Me sa duket, Cardi ishte e pranishme në performancën e Offset në këtë klub, kur dy banakiere u sulmuan.

TMZ raporton se reperja do të duhet të paraqitet në gjykatë dhe mund të akuzohet si dikush që e urdhëroi sulmin.

Një burim i Cardi B thotë se sulmi nuk ishte i paramenduar por gjithçka ndodhi pasi dikush hodhi një gotë.

Rep-artistja nuk do të arrestohet por mund të përballet me akuza për rrezikshmëri dhe sjellje të çrregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme