Cardi B thotë se fansat po i editojnë fotografitë e saj, me qëllim që ta bëjnë të ndihet keq

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Cardi B është ndër më të famshmet ndërkombëtare, që në shëtitjet e saj të përditshme nuk përkujdeset për dukjen.

Ajo ditë parë kishte dalë në një dyqan, ku paparacit nuk kishin hezituar që të shkrepnin fotografi, shkruan Daily Mail.

Por, ajo çka i ka penguar ishte editimi i imazheve nga fansat, të cilët pretendonin që të njëjtat të bëhen virale.

Ajo në atë atë ditë kishte dalë të ndihmojë me nga pesë mijë dollarë fëmijët në nevojë.

“Në fakt njerëzit që po pretendojnë të bëjnë ‘photoshop’ fytyrën time dhe trupin po tentojnë të më bëjnë të ndihem keq, kjo fotografi është realizuar një muaj më parë”.

Për të treguar se fotografitë nuk janë të njëjta, ajo ka marrë origjinalin dhe atë të edituar, e më pas i kishte ndarë në rrjetin social Instagram.

Në mënyrë ironike, në një postim që më pas e fshiu, ajo kishte pyetur fansat nëse kjo gjë i kishte bërë të ndihen mirë apo i kishte bërë të qeshnin.

Sipas saj, nuk është me rëndësi se si duket një femër në rrugë, por që në fokus duket të vihet qëllimi i saj.

Të ngjashme