Cardi B zbuloi se i drogonte dhe vidhte burrat, bashkëshorti e mbron

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Reperja me famë botërore, Cardi B shokoi publikun me një postim në Instagram pak kohë më parë ku rrëfeu se në kohën kur ishte striptiste ajo drogonte dhe më pas u vidhte paratë, telefonat dhe gjithçka tjetër meshkujve me të cilët shkonte.

Por duket se për veprimet e saj në të shkuarën, nuk do t’ia dijë aspak i dashuri aktual i reperes, këngëtari Offset, i cili i ka dalë në mbrojtje.

Offset ka reaguar pasi komentuesit e kanë kritikuar Cardi B. Ai ka shkruar në Tëitter se e vlerëson “kurvën” e tij, pasi ata janë të lumtur dhe të pasur, e asgjë tjetër nuk u intereson.

“K**rva ime vazhdon të jetë e para kështu që kthehuni në punë para se t’ju pushojnë. Ne kemi fëmijët tanë, pronat tona, gruaja ime është e pasur, shoh që shumë njerëz me ngjyrë janë kundra nesh dhe nuk e kuptoj se si njerëzit janë kundër popullit të tyre, por asgjë prej këtyre nuk më intereson”, thotë Offset.

Të ngjashme