Celeste kryeson top-listat me albumin debutues

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Celeste është artistja e parë britanike që kryeson listën me albumin e saj debutues që prej vitit 2015. Këngëtarja i rezistoi konkurrencës së reperit Fredo dhe kantautores indiane Arlo Parks, për të siguruar primatin me këngën e ndjeshme “Not My Muse”. Në fillim të javës këngëtarja shënoi një tjetër sukses, duke u nominuar për çmimin “Golden Globe” me këngën “Hear My Voice”, e cila ishte kolonë zanore e filmit të sivjetmë “The Trial Of The Chicago 7”.

“Kënga më ka siguruar shumë sukses”, ka thënë këngëtarja nga Brightoni i Anglisë.

“Do të thotë shumë se kjo muzikë po dëgjohet në këtë mënyrë. Nuk pres të jetë edhe më e suksesshme dhe shpresoj se do të shihemi në të gjitha paraqitjet skenike”, ka shtuar këngëtarja.

E lindur në Los Angeles, por e rritur në Essex dhe Brighton, karriera e Celestes ka qenë një trajektore në rritje që kur fitoi çmimin “Sound of 2020” nga BBC-ja, në janarin e kaluar. Një muaj më vonë mahniti britanikët me një performancë të këngës “Strange”. Performanca e saj u krahasua me interpretimin e këngës “Someone Like You” të këngëtares Adele në vitin 2011. Kjo performancë ia ndryshoi krejt karrierën këngëtares së njohur Adele.

Ajo më vonë u zgjodh për të qenë pjesë e reklamës së Kërshëndellave për John Lewis. Këtë fundjavë ajo do të këndojë “Twinkle, Twinkle, Little Star” në një reklamë për Super Bowl për Inspiration4, në një mision hapësinor bamirësie. Kjo reklamë do të shndërrohet menjëherë në këngë.

“Ndërsa fansat po i bënin thirrje për publikimin e një albumi, 26- vjeçarja ndezi skenën, duke i përdorur rrethanat e pazakonshme të vitit 2020 që ta përmirësonte muzikën e saj”, shkruan BBC.

“Të qenit në vetmi më ndihmoi të isha në kontakt me mendimet dhe ndjenjat e mia”, ka thënë ajo. “Unë mendoj se gjatë atij procesi, gjeta zërin tim të vërtetë përsëri dhe u ndjeva rehat që të lejoja të dëgjohej zëri im”.

Ylli, zëri i së cilës është i butë dhe shumë i ndjeshëm, ishte krahasuar me atë të Nina Simone dhe Billie Holiday, që fitoi shumë vlerësime kur albumi i saj u publikua javën e kaluar.

Gazeta “The Indepedent” ka vlerësuar se “Not Your Muse” “do t’ju tërheq prapa në kohë herë pas here”, ndërsa MusicOMH ka vlerësuar se shënoi ardhjen e një artisteje që do të jetë në skenë për vite me radhë.

“Dëgjuesit u pajtuan, duke e bërë këngën të parën në listë- hera e parë që një artiste britanike kishte arritur atë pozicion me albumin e saj debutues qysh nga ‘I Cry When I Laugh’ të Jess Glynne, 6 vjet më parë”, shkruan BBC.

Celeste është gjithashtu fituesja e parë e listës vjetore të Sound Of the Year të BBC, listë kjo që u rendit e para, qysh nga Years & Years në 2015.

Të ngjashme