Celine Dion është dashur ta rindërtojë veten pas vdekjes së bashkëshortit René Angélil

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ylli i hitit “My Heart Will Go On”, Celine Dion e humbi tragjikisht bashkëshortin René Angélil, në janar të vitit 2016, dhe tani këngëtarja thotë se ka qenë shumë vështirë ta përballojë vdekjen e tij pasi ata ishin mësuar të jetojnë si një person i vetëm. Kjo do të thotë se pas humbjes së partnerit të saj, Dioni ka mbetur ta jetojë jetën si gjysma e vetvetes.

Këngëtarja e famshme po ashtu kishte mbetur t’i rrisë e vetme tre fëmijët e çiftit, René-Charles, Eddy dhe Nelson, prandaj është ndier se i duhet të bëhet e fortë dhe ta rindërtojë veten për hir të tyre.

Në një video të lansuar të fundmi nga prapaskenat e realizimit të albumit të saj të fundit “Courage”, Dion kishte deklaruar: “Kam kaluar nëpër një periudhë të vështirë të jetës sime. Humbja e Renés dhe rritja e fëmijëve të mi e vetme, më frikësuan jashtë mase. Prandja, kur bashkëshorti im vdiq unë ndihesha sikur e kisha humbur gjysmën time. Por në vend se ta lejoja veten të dorëzohem, unë vendosa të bëhem një grua dhe nënë e guximshme e cila mund ta vazhdojë jetën dhe t’ia dalë e vetme në këtë situatë. Pra, vendosa ta rindërtojë gjysmën time të humbur”.

Ndërkohë, Celine Dion së fundmi ka deklaruar se prej se ka mbetur e vetme t’i rris fëmijët e saj, e ka gjetur një lloj lirie të cilën nuk e kishte pasur më herët. Ajo ka treguar se më në fund ka filluar të ndihet më mirë dhe muzika e ka ndihmuar t’i tejkalojë sfidat e jetës si humbja e bashkëshortit dhe vëllait brenda një kohe të shkurtër.

Këngëtarja 52-vjeçare po ashtu e ka humbur të ëmën, Theresa, në fillim të këtij viti të cilën në një postim prekës, e quajti atë një heroinë dhe model pozitiv në jetën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme