Celine Dion kthehet në skenë dy muaj pas operimit

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 15:20 | Nga

Dy muaj pasi Celine Dion anuloi disa spektakle në Las Vegas për t’iu nënshtruar një “procedure minimale invazive kirurgjikale”, ajo u kthye në skenë në The Colosseum në Caesars Palace të martën mbrëma.

Fituesja e çmimit Grammy e nisi natën duke iu drejtuar sallës së mbushur me njerëz ku edhe u prit me ovacione.

“Ju e dini që ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam pasur një koncert pasi kisha një problem të vogël shëndetësor – a nuk kemi të gjithë?”.

“Por më duhet të ju tregoj se jam shumë e lumtur që jam kthyer. Skena është sikur shtëpia sime larg shtëpisë dhe unë duhet ta pranoj se mezi po qëndroj në këmbë sonte, pasi jam pak e emocionuar. Nuk ka rëndësi që sa kohë je në skenë, sa herë që bën një koncert, ndjehesh njësoj”, ka thënë Dion, transmeton Klan Kosova.

“Ti shqetësohesh nëse njerëzit do të vinë akoma, a do të thonë ata se çka nëse ajo e anulon koncertin prapë. Nuk marr asgjë si të garantuar, pasi në Vegas, ka shumë spektakle që mund t’i ndiqni”, ka vazhduar tutje ajo.

Dion e nisi këtë natë duke e kënduar “I Surrender” dhe më vonë performoi edhe këngën e saj të re “Ashes” e cila do të jetë kolonë zanore e “Deadpool 2”.

Në fund të muajit mars, ylli 50 vjeçar bëri të ditur në Facebook se ajo po përballet me një problem shëndetësor me veshin e mesëm.

Ky problem shëndetësor, siç ka bërë  të ditur ajo, “shkakton probleme në dëgjim” dhe “e bën jashtëzakonisht të vështirë të këndojë”.

Duke e shprehur keqardhjen e saj për anulimin e koncerteve, Dion ka thënë se fati nuk ka qenë me të kohët e fundit por ajo shpreson se shpejt do t’i kthehet performancave live.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme