Ceremonia e ‘Oscars’ do të transmetohet nga vende të ndryshme për të shmangur përhapjen e Covid-19

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e ‘Oscars’ këtë vit do të duket më ndryshe.

Shfaqja e çmimeve, e cila tradicionalisht është mbajtur në Teatrin Dolby të Hollywod-it që nga viti 2001, do të transmetohet nga vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Kjo është konfirmuar të mërkurën nga një zëdhënës i Akademisë.

Njoftimi vjen teksa shumë qytete që janë qendra të rëndësishme të filmit, duke përfshirë Los Angeles, New York dhe Londrën, mbeten nën kufizime të rrepta të Covid-19.

Planet specifike ende nuk janë zbuluar për shfaqjen që do të transmetohet më 25 prill, por Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit është e vendosur ‘të paraqesë një Oscar si askush tjetër, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë publike të të gjithë atyre që do të marrin pjesë’, tha zëdhënësi.

Çmimet ‘Emmy’, të cilat u mbajtën në shtator, ishin kryesisht virtuale, me përjashtim të disa personave të famshëm që u shfaqën në skenë (pasi u testuan) për të prezantuar.

Si shumë nga ceremonitë e tjera, edhe ‘Oscars’ është shtyrë për dy muaj për shkak të pandemisë.

Shfaqja e vitit të kaluar ndërkohë kishte audiencën më të vogël ndonjëherë prej 23.6 milionë shikuesve, me 20% më pak se një vit më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme