Çfarë ndodhi? Mes britmave, Antonia i kundërvihet Melikut dhe largohet nga studioja

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, formati i dashurisë “Për’puthen” ka nisur me tensione dhe akuza mjaft të forta.

Protagonistë në këtë debat ishin Meliku dhe Antonia.

Konkurrenti i tha asaj se kishte marrë shumë mesazhe kërcënuese në Instagram nga dikush që pretendon se është i dashuri i saj jashtë emisionit.

“Unë mendoj se Antonia është e lidhur jashtë. Ai dinte çdo gjë për të, edhe për lulet që unë i dhashë, më ta të kem kujdes, me mori dhe në telefon”.-tha ai.

Këto akuza të Melikut nxitën mjaft reagime, ku më së tepërmi u acarua Antonia, e cila më pas vendosi të largohej nga studioja.

Antonia: Ti djalë i dashur, e ke bërë skenarin në mendjen tënde, në trurin tënd. Ti nuk je burrë për mua!

Meliku: Ti nuk je femër për mua

Antonia: Ti nuk je burrë dhe turp të të vijë që i thua këto fjalë

Nga ana tjetër, kjo situatë nuk është lënë në heshtje as nga konkurrentët e tjerë të cilëve iu dukën mjaft të dyshimta këto mesazhe nga një person me një profil të vërtetë në Instagram.

Nga ana tjetër, Arjan Konomi ka thënë se dhe atij personalisht i vijnë mjaft mesazhe të tilla, por që nuk duhet të merren shumë për bazë.

Të ngjashme