Çfarë po ndodh mes Arta Nitaj dhe Yll Limanit?

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, para pak kohe lansoi projektin e tij më të ri, të titulluar “Mos Shko” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Ky projekt u prit shumë mirë nga fansat e dyshës, ku njëra ndër to është edhe Arta Nitaj.

Aktorja e njohur, Arta Nitaj, e ka dëshmuar shumë herë se është fanse e flaktë e dyshës përmes storjeve që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja e emisionit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca, bëri një pyetje se çfarë doni të shihni në 4 episodet e fundit?

Ishte Arta Nitaj, ajo e cila e dëshironte që Yll Limani të jetë pjesë e këtij emisioni dhe këtë e bëri të ditur me një koment te fotoja e Luanës duke etiketuar Yllin.“Kena mu rreh”, u përgjigj ai.

Mirëpo është kjo ‘dashuri’ kolegësh apo më shumë se shoqëri neve na mbetet të presim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme