Chaning Tatum bën zyrtare lidhjen me Zoe Kravitz duke postuar foton e parë së bashku në Instagram

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Chaning Tatum ka publikuar fotografinë e parë me aktoren, Zoe Kravitz, me të cilën thuhet se ka filluar romancën.

Dyshja u panë së bashku në “after-party”-n e organizuar nga Alicia Keys, pas eventit Met Gala që u mbajt në mbrëmjen e së hënës, shkruan DailyMail.

Përderisa yjet e filmit ende nuk kanë konfirmuar romancën e tyre të re, postimi i fundit i 41-vjeçarit të “Magic Mike” shënoi një arritje të rëndësishme në marrëdhënie me aktoren 32-vjeçare, duke u bërë zyrtare në Instagram.

Në imazh, Tatum qëndroi përkrah këngëtarit Moses Sumney dhe Keys, e cila e mbështolli krahun rreth Kravitz duke buzëqeshur për kamerën.

Të ngjashme