Chris Brown vjen me projektin e ri “Undecided”

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Pak kohë pasi publikoi projektin e ri “Undecided”, Chris Brown ka vendosur t’ia bëjë klipin.

Klipi që ka momente të mëdha vallëzimi e shfaq Chris Brown në Santa Monica në një mbrëmje romantike.

“Undecided” që është një përpunim i hitit të viteve të 90-ta, “I Love Your Smile” është kënga e parë nga albumi i ardhshëm i Chris Broën, “Indigo”.

“U jam falënderues adhuruesve, e shpresoj se do t’iu bëj të ndiheni mirë”, u shpreh Chris Brown.

Po ashtu Brown së shpejti sjell një duet me Drake, pasi me të performoi kohë më parë në skenë.

Më parë ata kanë qenë në konflikt për shkak të Rihannas.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme