Chris i uron ditëlindjen Rihannës, dikur e rrahu

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 13:36 | Nga

Njëra nga artistet më të njohura në mbarë botën, Rihanna sot feston ditëlindjen.

Super ylli botëror, sot mbushi plot 30 vjet. Në rrjete sociale ajo mori një numër të madh të urimeve nga adhuruesit e kolegët e saj.

Madje, Rihannën e uroi edhe ish i dashuri i saj Chris Brown. Ai publikoi një fotografi të Rihannës kur ishte e vogël, në Instagram-in e tij zyrtar sipër së cilës shkroi: URIME DITELINDJA

Kujtojmë se Rihanna dhe Chris Brown ishin në lidhje disa vite më parë, mirëpo historia e dashurisë së tyre përfundoi pas rrahjes që reperi i bëri të dashurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme