Chrissy Teigen i thotë “lamtumirë” Twitterit

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Chrissy Teigen është duke i thënë “lamtumirë” Twitterit.

Autorja e një libri të gatimeve, 35-vjeçare ka bërë të ditur vendimin e saj që të distancohet nga rrjetet sociale.

“Hej, për më shumë se 10 vjet, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju detyrohem shumë në botën të cilën e kemi krijuar këtu. Vërtetë ju konsideroj shumë prej juve miq të mi”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Por, është koha për mua të them lamtumirë. Kjo nuk më shërben më pozitivisht aq sa më shërben negativisht dhe mendoj që është koha e duhur të bëj diçka. Qëllimi im është t’i bëjë njerëzit të lumtur. Faji që ndjej kur nuk i bëj, është shumë për mua”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme