Chrissy Teigen ka vendosur të kujtojë çdo ditë të birin që humbi

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Për një nënë është shumë e vështirë të humbasë fëmijën. Megjithëse nuk arriti dot ta sillte në jetë, Chrissy Teigen ka ndarë me të gjithë fansat e saj, me vajzat dhe gratë në të gjithë botën, dhimbjen që i shkaktoi humbja e djalit të saj.

“Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të lindin. Por ne, pa asnjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack punoi aq shumë për të qenë një pjesë e familjes tonë të vogël dhe ai do të jetë, përgjithmonë”, ka shkruar Chrissy në një nga postimet e saja në Instagram, përcjell Politiko.al.

Teigen ka vendosur që Jackun, ta kujtojë çdo ditë, pasi e ka gdhendur në trup, duke e bërë tatuazh.

Image

Të ngjashme