Chrissy Teigen mbyll Twitterin

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 16:09 | Nga

Chrissy Teigen e ka bërë private llogarinë e saj të Twitter-it – edhe pse nuk duket se e ka fshirë ndonjërin nga tre milionë ndjekësit e saj.

Kur është pyetur nga një fans rreth vendimit të saj për t’i fshehur postimet, ajo u përgjigj: “Nuk jam më mjaftueshëm e fortë”.

Më vonë modelja 30-vjeçare sqaroi se këtë vendim nuk e mori për shkak të njerëzve të këqij. “Thjesht e kam ndjerë se isha duke absorbuar gjëra pa lidhje për 24/7. Trupi dhe mendja ime më nuk mund ta përballojnë”.

Komentet me ngjyra të saj rreth temave të ndryshme, e kanë bërë atë zërin e famshëm në platformën e rrjeteve sociale.

Që nga reagimi i saj qesharak për divorcin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, e deri tek fotografitë e celulitit të saj, modelja ka dëshmuar se është e përshtatshme ndaj masës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme