Çifti i njohur i japin fund martesës pas dhjetë vjetësh

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja Michelle Hunziker dhe sipërmarrësi Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesa së tyre pas 10 vitesh.

Me anë një deklaratë për shtyp që i është besuar Ansa-s, Michelle Hunziker e Tomaso Trussardi kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre.

“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë”, kanë deklaruar ata.

Arsyet e krizës nuk dihen, megjithëse prej disa kohësh ndjekësit kishin vënë re një ndarje të çiftit: asnjë postim së bashku në Instagram dhe festat e fundit të Krishtlindjeve i kaluan veçmas.

Të ngjashme