Çifti i njohur ndahet pas më shumë se një viti

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey janë ndarë pas më shumë se 1 viti së bashku.

“Michael dhe Lori janë të dy plotësisht të thyer në zemër. Ata ende e duan njëri-tjetrin”-sipas burimeve.

Michael u përfshi shumë gjatë marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për më shumë. Ai hoqi barrierat me të, duke u hapur emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kaluan momente të shkëlqyera së bashku dhe nxorën më të mirën e njëri-tjetrit.

Ata të dy morën pjesë në festën e “Oscars” të Vanity Fair 2022 në Beverly Hills më 27 mars, e cila shënoi debutimin e tyre në tapetin e kuq. Modelja Harvey mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar më 17 maj, duke u shfaqur e vetme në tapetin e kuq. Thashethemet për probleme mes të dyve u përhapën javët e fundit pasi ajo u kthye nga Franca.

Dyshja kishin festuar një vjetorin e tyre në nëntor, disa muaj pasi Jordan zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram.

Ai tha në dhjetor se “më në fund zbuloi çfarë ishte dashuria” në marrëdhënien e tij me Harvey.

Arsyet e ndarjes mbeten akoma të paqarta teksa asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë akoma rreth kësaj çështjeje./iconstyle

Të ngjashme