Çifti i “Senorita” premtojnë të dalin në të brendshme nëse fitojnë Grammy

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur në botën e shoubiznesit ka dhënë një premtim në rast triumfit në “Grammy Awards”.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes pas bashkëpunimit të tyre në këngën ‘Senorita’ kishin filluar një romancë të cilën po e vazhdojnë edhe tani.

Çifti janë jashtëzakonisht të emocionuar pasi kënga e tyre ‘Senorita’ është nominuar për çmimin ‘Performanca më e mirë në grup’ në ‘Grammy awards’.

Dhe këngëtarja me prejardhje kolumbiane ka premtuar diçka shumë të çuditshme, ajo në një intervistë të dhënë ka premtuar se në qoftë dyshja dalin fitues me këtë çmim, atëherë do dalin në të brendshme për të pranuar trofeun.

“Nëse Shawn dhe unë do të fitojmë Grammy, ne do të dalim në skenë vetëm në të brendshme, siç kanë bërë Twenty One Pilots. Ky është një premtim”, u betua ajo fillimisht.

Pastaj ajo me sarkazëm shtoi: “Po bëj shaka, nuk është premtim. Unë duhet të shkoj në palestër para se ta bëj atë”./ge

Të ngjashme